Mësim edhe të shtunave! Në fakultetet që u dëmtuan nga tërmeti do të zëvendësohen orët e humbura
05/01/2020 15:27

Mësimi u ndërpre për gjatë gjithë muajit dhjetor në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës si dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Si pasojë e gjendjes të rëndë të ambienteve në këto institucione, rektoratët vendosën pezullimin e mësimit deri në riparimin e godinave, me rifillimin e procesit mësimor më 6 janar. Ndërsa dëmet në Fakultetin e Inxhinierisë u shkaktuan që me tërmetin e shtatorit, por ndërtesa u rikonstruktua. Megjithatë, lëkundjet e forta të nëntorit e kthyen në gjendjen e mëparshme, ku nga Instituti i Ndërtimit u vlerësua e rrezikshme për studentët pasi auditorët nuk ishin gati për nisjen e mësimit. Teksa mësimi në Fakultetin e Arkitekturës, godinën krah Inxhinierisë, nisi më 16 dhjetor, në Fakultetin që u dëmtua, studentët fillojnë këtë të hënë. Për të kompensuar orët e humbura, gati 3.5 javë, ka ndryshuar struktura mësimore; ku do të zhvillohet aktiviteti mësimor edhe gjatë fundjavave. 3 të shtuna të muajit janar, 3 të shtuna dhe 1 të dielë të shkurtit studentët nuk do të pushojnë, për të shlyer orët e pazhvilluara mësimore të simestrit të parë. Ndërsa për simestrin e dytë, studentët e inxhinierisë do të bëjnë mësim dhe të shtunave të muajve mars, prill dhe maj.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16