Para ndërtesës së kuvendit të Kosovës, është improvizuar një orë mësimi për nxënësit e klasës së parë. Atje janë vendosur banka dhe tabela ku shkruheshin shkronjat e para të alfabetit. “Të mësojmë pak se mjaft doktoruam”, ishte motoja që ftonte të gjithë deputetët në mësim. Blendon Arifi thotë se frymëzimin për këtë aktivitet e kanë marrë nga ajo që kanë parë ditët e fundit, ku deputetët nëpër seanca, bëjnë gabime të pafalshme.