Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e plotë të tarifave doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, duke filluar nga 1 prilli i këtij viti. Kjo bëhet e ditur në një deklaratë te përbashkët të lëshuar për media të hënën në mbrëmje nga zëdhënësit e qeverive gjermane dhe kosovare. Sipas deklaratës, kancelarja gjermane përkrah dialogun e drejtuar nga BE-ja me synim mënjanimin e të gjitha barrierave jotarifore tregtare midis Serbisë dhe Kosovës.