Kur kanë mbetur edhe 3 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 prillit, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje emigranëteve shqiptarë që të deklarojnë adresën ku banojnë. Përmes një videoje të postuar nga ministrja Olta Xhaçka në Facebook, sqarohet se shqiptarët në emigracion mund ta deklarojnë adresën e tyre në portalin e-Albania, ku një prej rubrikave të saj është për saktësimin e adresës.