Mes tymit dhe flakadanëve, karrigeve të përmbysura e zhurmës së deputetëve të opozitës në sallën e kuvendit, u miratua në parim buxheti për vitin 2024. Pas një mungesë të gjatë në sallën e kuvendit, i pranishëm në seancë ishte edhe kryeministri Rama. Në sallën e kuvendit ishte një kordon i formuar nga garda e republikës për të ndarë në mes deputetet e opozitës nga ata të mazhorancës, për të shmangur përplasjet fizike.