Autorë dhe moderatorë: Donald & Romeo Veshaj Të ftuar: Artan Hoxha, Trejsi Sejdini & Klevin Halili Artan Hoxha, Trejsi Sejdini dhe Klevin Halili në një rrëfim të guximshëm këtë të shtunë në “Më lër të flas”. Artan Hoxha si rrallëherë flet për punën e tij investigative në botë e krimit duke zbuluar situata të pazakonta që i kanë ndodhur. Ai flet hapur pa doreza duke na treguar detaje që nuk i dinim si dhe emrin e politikanit më të rrezikshëm në Shqipëri. Nga ana tjetër Trejsi Sejdini vjen në një intervistë bashkë me fotografin dhe mikun e saj të ngushtë Klevin Halili të cilët rrëfejnë detaje nga raporti i tyre. Trejsi Sejdini bëhet pjesë e disa lojërave aq sa të bukura, por edhe të frikshme njëkohësisht.