Ngritja e menjëhershme e temperaturave këtë fundjavë qershori ka mbushur plazhet buzë Adriatikut me pushues vendas e të huaj. Banjat e ujit e diellit, lojërat në bregdet dhe një kafe apo drekë buzë detit, kanë ftuar pushuesit drejt plazheve që ende vijojnë të pastrohen e bëhen gati për muajt më të ngarkuar të sezonit turistik.