Pandemia Covid-19 ka sjellë mbylljen e Agjencisë së Sigurimeve Shëndetësore në Lushnje. Shkak është bërë fakti që një punonjëse e kësaj agjencie ka rezultuar pozitive me koronavirus. Në këto kushte punonjëseve u është bërë tamponi dhe pritet përgjigjja e analizave. Aktualisht i gjithë stafi i këtij institucioni ndodhet në shtëpi, teksa do të jenë rezultatet e testit ato që do të vendosin nëse do të rifillojë apo jo puna.