Konfirmohet rasti i parë në Greqi me koronavirus , një 38-vjeçare që kishte qenë në Itali. Një 38-vjeçare greke në Selanik është rasti i parë pozitiv i koronavirusit në Greqi. Lajmi është bërë me dije në një konferencë për shtyp të profesorit të sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodhras i cili ka sqaruar se gruaja në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe kurohet në spitalin Axepa të qytetit të Selanikut.