Marrëveshja e liderëve të Eurozonës, për lehtësimin e borxhit të Greqisë detyron edhe disa banka në Shqipëri të japin kontributin e tyre. Sipas marrëveshjes, bankat private që i kanë dhënë borxh qeverisë greke detyrohet të falin gjysmën e shumës, pasi fqinji ynë jugor nuk ka mundësi financiare për ta shlyer të gjithë atë.