Masat anticovid/ Policia gjobit 468 qytetarë dhe 20 pronarë lokalesh
02/11/2020 15:33

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative, 468 qytetarë, për mosvendosje të maskës mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 468 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 20 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Top Channel/ Frika nga zjarret në Elbasan, shtohen rastet, shqetësim, zonat ku ka pasur zjarrvënie
13/04 12:42
Top Channel/ Zgjerohet partneriteti mes universitetit të Shkodrës dhe atij të Tiranës
13/04 12:29
Top Channel/ Grabitësi gjendet pa jetë në dritare/ Fier, dyshohet se do vidhte në një banesë
13/04 12:09
Top News – ‘Po përdoremi si dekor’ / ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ bojkoton Samitin në Tiranë
13/04 12:04
Top News – ‘Diella nuk po bën detyrën’. Gazeta zvicerane: Politikanët po shfajësohen me IA
13/04 11:57
Top News- Hajduti ngec në dritare në Fier/ Humb jetën gjatë përpjekjeve për të vjedhur një banesë
13/04 11:39
Top News – Rikthehet makthi i zjarreve në Gramsh, thirrje për kujdes të shtuar
13/04 11:36
Top Channel/ Grabitësi u gjet i pajetë, flet vëllai i pronarit të shtëpisë: Me kapuç dhe me doreza..
13/04 11:22
Top News – Rruga ‘Shirokë-Zogaj’ hapet në maj. Investimi do ndihmojë zhvillimin e turizmit
13/04 11:21
Top News – Prodhimi i energjisë u ul në 2025-ën. Importet arritën 272 mln euro, shkak thatësira
13/04 11:14
Top Channel/ E rëndë në Fier! U fut për të grabitur banesën, hajduti gjendet pa jetë brenda shtëpisë
13/04 11:12
Top News- Sot nis Samiti i IV i Diasporës! Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota
13/04 11:01
Top News – Shqiptarët ‘besnikë’ të makinave me naftë. Kërkesë e lartë edhe për automjetet elektrike
13/04 10:53
Top News-Nafta godet transportin ndërkombëtar/Paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit e doganave
13/04 10:34
Top Channel/ Tragjike në Vlorë, 2-vjeçari bie nga ballkoni dhe ndërron jetë
12/04 22:53
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Trump bllokadë Hormuzit. Rriten tensionet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran
12/04 22:34
Top News – Pezeshkian telefonatë me Putin. Irani lë derën e hapur për negociata
12/04 22:34
Top News – Emiratet e Bashkuara kundër Iranit. ‘Ngushtica e Hormuzit nuk është e juaja’
12/04 22:33