Kavajë- Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të Riza Aliut i cili plagosi me thikë në një lokal në Kavajë, fqinjin e tij Besnik Çelmeta dhe pronarin e lokalit shtetasin M. A., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 16.09.2020. Mbi 45-vjeçarin e arrestuar rëndojnë akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Njoftimi i policisë: Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 16.09.2020, në një lokal, ku mbetën të dëmtuar me mjet prerës (thikë) dy shtetas. Ndalohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.