Si sot një vit më parë, në 66 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, një lajm i mirë erdhi për vendin tonë. Shqipëria u ul mes 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, në një mandat të përkohshëm dy vjeçar. Pjesë e ogranit më të lartë gjeopolik, delegacioni shqiptar u kthye në bashkëpenëmbajtës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të dënuar krimet e luftës të Vladimir Putin.