Kosova dhe Izraeli shënuan momentin historik duke i themeluar marrëdhëniet diplomatike. Kryediplomatja Meliza Haradinaj Stublla dhe homologu izraelit, Gabriel Ashkenazi, në mënyrë virtuale, nënshkruan marrëveshjet për konkretizimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin mes shteteve në fushën e politikës, ekonomisë e tregtisë. Të dyja shtetet u pajtuan se ky moment nuk do arrihej pa përkushtimin e SHBA-ve.