Maqedonia e Veriut shpall zyrtarisht: Epidemi fruthi në mbarë vendin
16/04/2019 19:02
Ministria maqedonase e Shëndetësisë shpalli epideminë e fruthit në të gjithë territorin e vendit. Shkak për një vendim të tillë u bë rritja e numrit të personave të prekur nga kjo sëmundje, si dhe frika e përhapjes me pasoja edhe më të mëdha.