Manastirliu-Kushi: Nis vaksinimi kundër gripit edhe për arsimtarët, në kopshte, çerdhe dhe shkolla
03/12/2020 14:58

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit ndaj gripit për mësuesit në Shkollën ‘1 Qershori’ në Tiranë, nga ku ka nisur procesi i vaksinimit në vendin e punës për të gjithë arsimtarët. Manastirliu ka deklaruar se po vijon në mënyrë kapilare vaksinimi ndaj gripit në të gjithë vendin për mësuesit dhe edukatoret. “Kategoria e mësuesve, e edukatorëve është një prioritet për ne. Pas edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve, vijojmë me vaksinimin në mënyrë kapilare për arsimtarët në të gjithë vendin. Ky proces i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit Dhjetor në vendin e punës, nëpërmjet qendrave shëndetësore, të cilat kanë në patronazh zonat respektive ku ka kopshte, çerdhe, shkolla. Qendra shëndetësore që mbulon zonën do të ketë një detyrë ekstra, vaksinimin në vendin e punës për këto kategori”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se vaksinimi ndaj gripit po kryhet edhe për kategoritë e tjera të riskut, duke ftuar qytetarët të paraqiten pranë qendrave shëndetësore për të kryer vaksinën ndaj gripit. “Gjithë muaji Dhjetor do të jetë i dedikuar programit të vaksinimit ndaj gripit dhe padyshim që është një ftesë e përhershme për të gjithë qytetarët, sidomos për ata të cilët janë grupe të riskuara, për gjyshërit, për ata të cilët janë me sëmundje kronike dhe sigurisht për nënat, për një thirrje për vaksinimin e fëmijëve 0-5 vjeç”, tha Manastirliu. Ministrja e Arsimit Evis Kushi e ka cilësuar vaksinimin një proces në kohën e duhur në këtë situatë të epidemisë. “Zgjidhja që është gjetur për t’i kryer këto vaksinime në vendin e punës natyrisht që e lehtëson sistemin tonë shëndetësor në këtë situatë të vështirë pandmie. Dhe ne nga ana jonë si ministri, kemi marrë masa për tu ardhur në ndihmë mësuesve. Së pari ne kemi rritur numrin e mësuesve, kemi futur një mijë mësues shtesë në sistem, në mënyrë që ata mësues që janë me Covid, apo që janë të karantinuar për shkak të kontakteve, të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të zëvendësohen me mësues të tjerë nga portali “Mësues për Shqipërinë”, në mënyrë që procesi mësimor të vijojë rregullisht”, tha Kushi.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16