Autorë dhe moderator: Donald dhe Romeo Veshaj E ftuar: Dalina Buzi Në finale e sezonit të dytë të “Më lër të flas” Donald dhe Romeo Veshaj vijnë me shumë surpriza duke sjellë intervista ekskluzive. Dalina Buzi vjen me një rrëfim të sinqertë dhe pafiltra. Ajo flet për të gjitha kritikat që po i bëhen në lidhje me komentet apo pikët që jep si anëtare jurie në DWTS. Dalina ndalet dhe sqaron të gjithë debatin e ashpër që pati me Jeri Lalaj duke i vendosur pikat mbi “i”.