Njihen si makina autonome, pa shofer, robotike ose makinat që drejtojnë veten. Sido që të jetë, ngadalë ato po bëhen pjesë e realitetit. Ndonëse do të duhet kohë që këto mjete transporti të bartin njerëzit në destinacionin e dëshiruar, prodhuesit e makinave tashmë kanë përfshirë tashmë në to teknologjinë që e bën ngarjen edhe më të sigurt. Një sensor që quhet Lidar, me rrezet që prodhon godet objektet dhe sinjalet i përdor për të krijuar harta tre-dimensionale në kohë reale.