Zhdukja e Ervis dhe ekzekutimet brenda rrethit të tij, të cilat kulmuan me vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës një muaj më parë, mund të shënojnë fillimin e një zinxhiri larje hesapesh brenda botës kriminale shqiptare. Mbreti i sallave të lojërave të fatit në fakt mendohet të ketë qenë viktimë e bandave rivale të shqetësuara nga rritja e tij e pandalshme dhe sulmet e tij të vazhdueshme. Me pak fjalë, Martinaj do të kishte thyer ekuilibrat delikate që rregullojnë marrëdhëniet midis grupeve të ndryshme, kufizojnë sferat relative të ndikimit dhe kështu lejojnë zhvillimin e rregullt të bizneseve të ndryshme në botën e ekonomisë ilegale.