Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta mes vendit të tij dhe Gjermanisë, teksa tha se “Europa e ka për detyrim të mos lejojë botën të rrëshqasë drejt kaosit”. Macron ndodhet në Berlin për të marrë pjesë në ditën kombëtare të vajtimit për viktimat e luftës.