Sportistët e delegacionit shqiptar në kampionatin europian ekipor të atletikës kanë bërë një paraqitje të mirë. Luiza Gega arriti të bindë dhe të fitojë në garën e 3,000 m me pengesa në Ligën e 3-të të turneut kontinental të Atletikës, që po mbahet në Shkup.