Barrikada, tensione, sulme terroriste dhe mosbindje ndaj autoriteteve sovrane të shtetit të Kosovës kanë ringjallur skenarët e një lufte të re. 23 vite nga fundi i fushatës së spastrimit etnik ndaj shqiptarëve, qarqet ekstremiste serbe po i fryjnë rindezjes së konfliktit përmes metodave të vjetra... Në Veriun me shumicë serbe, ligjin e bëjnë strukturat paralele dhe grupet e errëta të frymëzuara nga Beogradi që kanë bllokuar rrugët lidhëse. Planet për destabilizimin e Kosovës dhe roli i Beogradit zyrtar në Veri. Interesat e nëndheshme të krimit të organizuar dhe kontrabandistëve që i fryjnë konfliktit