Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot, u bë të dielën e 29 prillit pjesë e lojës “100 milionë” në Top Channel, nga ku doli edhe fituese e 7.5 milionë lekëve. Pas dy muajsh, tashmë fëmijët e Fushë-Milotit kanë këndin e tyre të lojërave, ku mund të argëtohen.