Inaugurohet segmenti i parë i rrugës Korçë-Ersekë, me një gjatësi prej 17.6 kilometrash. I gjithë projekti për lidhjen e Korçës me Ersekën është i ndarë në 3 lote, ndërsa ministri Gjiknuri tha se qeveria është e vendosur për të financuar edhe lotet e tjera deri në përfundimin e plotë të aksit deri në Ersekë.