Livia ishte mirë e bukur deri sa pa Remilin. Ajo bëhet gati dhe niset për në program. Rrugës në koridor ajo sheh Remilin dhe ndryshon komplet sjellje. Livia kishte dijeni se Remili nuk do të vinte më por mesa duket kjo nuk ka qënë e vërtetë. Ajo tjetërsohet, bëhet agresive dhe mbledh menjëherë rrobat e saj për tu larguar. Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Autore: Olsa Muhameti Moderatore: Bora Zemani Opinionist: Arjan Konomi