Lista e barnave nuk është shpallur; duhet të ishte publikuar më 31 dhjetor me çmimet e reja
09/01/2020 20:40

Tregu farmaceutik pritet të përballet me mungesa të theksuara të barnave që importohen nga jashtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë duhej të kishte publikuar të paktën në 31 janar, çmimin e ri të barnave, në faqen e saj zyrtare, pasi kështu përcaktohet edhe në vendimin e Këshillit të Ministrave. Por, ndonëse ka kaluar java e parë e janarit ende nuk ka asnjë shenjë që njofton çmimin e medikamenteve. Të kontaktuar nga Top Channel, importues të barnave në tregun farmaceutik shqiptar thonë se askush nuk i ka kontaktuar për të diskutuar çmimet e reja të barnave, pas deklarimit të çmimeve që ata kanë bërë në muajin nëntor. Në këtë rast, Ministria e Shëndetësisë është duke shkelur e para, ata që është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pa llogaritur problematikën që po shkakton në tregun farmaceutik me vonesat që shkakton. Burime të Top Channel thonë se kanë informacion se Ministria po planifikon një tjetër ulje të çmimit të medikamenteve që hyjnë në vendin tonë, po kjo duket se do të jetë e njëanshme. Disa prej tyre thanë se nuk kanë planifikuar importimin e asnjë medikamenti për muajin janar, përsa kohë nuk dinë se me çfarë çmimi do ti tregtojnë dhe se në rastin më të keq u mbeten kamionët me barna nëpër dogana, pasi nuk mund t’i zhdoganojnë me çmimin e një viti më parë. Por nga ana tjetër ata thonë se nëse do të ketë një ulje të çmimit të medikamenteve pa u konsultuar më parë me kompanitë farmaceutike, duke i vënë para faktit, pritet që kompani të rëndësishme farmaceutike të largohen nga tregu shqiptar.

Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Tiranës i shtohen 2 shkolla e 1 kopsht. Punimet pritet të përfundojnë në shtator të 2027
10/04 10:20
Top News- Kontrabandë me rroba imitime/ Pranga 26-vjeçarit, u kap me veshje me vlerë 45 mijë euro
10/04 10:07
Top Channel/ Vjedh dyert e pallatit në Astir, banorët denoncojnë hajdutin
10/04 10:03
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41