Liqeni i Fjollës, mbillen 10 mijë fidanë, Veliaj: Ne shkruajmë historinë e Tiranës së gjelbër
29/01/2021 14:25

Në ditën e 98-vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nisi sot mbjelljen e 10 mijë fidanëve (lajthi, pishë, akacie, rrap, ligustër etj.), në një sipërfaqe prej 4 hektarësh, pranë Liqenit të Fjollës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se mbjellja e 10 mijë fidanëve ndihmon dhe krijon destinacione të reja turistike, sidomos pas sfidës me pandeminë. “Në vitin e pandemisë temat më të përmendura ishin oksigjeni dhe ajri i pastër. Ndaj, ky është momenti për të reflektuar: A ka ardhur koha të bëjmë një armëpushim me natyrën? Zona e Fjollës dhe e Pezës, ku jemi sot, ka qenë gjithmonë e bukur, por duke prerë një dru aty, e një pemë këtu, ndërto buzë lumit, shkatërro digën, këto veprime na sollën dëme të paimagjinueshme. Sot jemi këtu për t’i larë borxhin dhe t’i paguajmë haraçin natyrës”, u shpreh Veliaj. Ai nënvizoi se pyllëzimi dhe gjelbërimi shkojnë përkrah rritjes së numrit të banorëve të Tiranës. Për strehimin e tyre, tha Veliaj, sot po ndërtohet në 800 kantiere. “Tirana rritet me 25 mijë banorë në vit. Në vitin e tërmetit u rrit edhe më shumë, sidomos në zonat e prekura. Nëse ata që jetojnë në vilat e Lalzit i kanë shtëpitë me beton, edhe qytetarët e rinj te lagjja “5 Maji”, në Kombinat, Kinostudio, te lagjja e re në Pezë, në Vaqarr, Baldushk, Ndroq e Zall-Herr, do t’i kenë me beton. Njerëzit nuk do të jetojnë në çadra, prandaj po punojmë në 800 kantiere njëherësh. Tirana do vazhdojë të rritet, por nga ana tjetër, shtojmë ekosistemin tonë me hapësira të gjelbra, krijojmë pyje si këtu, në mënyrë që këtë kurorë rreth Tiranës ta bëjmë jo vetëm më e vizitueshme, por edhe ta rigjenerojmë, siç këmi bërë këto 5 vite”, shpjegoi Veliaj. Duke ftuar qytetarët t’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve, ai iu përgjigj edhe atyre që mbjellin vetëm shpifje. “I ftoj të gjithë qytetarët, ejani na ndihmoni, duke mbjellë pemë, ta mbajmë pastër qytetin. Është më e rëndësishme të mbjellim lule, se sa sherr. Sot ka forca politike që mbjellin sherr, ndasi dhe urrejtje. Kjo ndodh sa herë që afrojnë zgjedhjet. Forcat politike, të falimentuara moralisht, nuk kanë kontribuar ndonjëherë në punët e qytetit, megjithëse e kanë pasur në dorë Tiranën dhe Shqipërinë. Mund t’i kishin bërë të gjitha këto punë të mbara, por në vend të kësaj, thonë: “Erdhën zgjedhjet, le të mbjellim sherr”. Por, ne kemi nevojë të mbjellim më shumë pemë e lule, më shumë dashuri e solidaritet, se sa sherr dhe shamata. Këto 10 mijë pemët që po mbjellim sot do të ngelen në histori. Ndaj, çdo ditë që mbjellim pemë, shkruajmë historinë e Tiranës së gjelbër”, e mbylli Veliaj.

Top News – Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë. Kërkohej nga Italia, i dënuar për trafik droge
24/03 11:16
Top Channel/ I dënuar në Itali me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari i shpallur në…
24/03 10:13
Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
DIGITALB DIGITALB