Sondazhet e parashikonin prej kohësh. BE-ja, kishte nisur të përgatitej. Por nëse në Francë, letra e hapur e kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez dhe atij portugez Antonio Costa i shkundi votuesit me akuzat kundër Marine le Penit që po merrte revanshin pëprara zgjedhjeve presidenciale për komplote me forcat anti-demokratike, në Itali, një përpjekje qoftë edhe mjaft e zbehtë për ndërhyrje e kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk u pranua.