Lindje Perëndim/”Fshin” Londrën në 200 sekonda, arma e fshehte ruse: Mit apo realitet?
22/05/2022 17:00

Në fillim të majit, një televizion rus kërcënoi hapur se Moska mund ta fshinte Britaninë e Madhe nga faqja e dheut me një armë bërthamore. Një armë e vetme që shkatërron një komb të tërë, dukej që në fillim e vështirë për t`u besuar. Por media pro-Kremlinit e kishte gati përgjigjen: në skenarin e saj, që më shumë i ngjasonte një tjetër kërcënimi të prodhuar me porosi nga perandoria mediatike e qeverisë rusë, tregohej se raketa e tmerrshme shumë e rëndë balistike ndërkontinentale Sarmat, apo një silur bërthamor Poseidon mund të shkatërronin Mbretërinë e Bashkuar përmes nxitjes së një tsunami apokaliptik. Për të qenë sa më bindës, moderatori rus, Dmitry Kiselyov, në programin e tij të mbrëmjes në primetime, në televizionin Channel One, një ndër më të ndjekurit në Rusi, i bëri këtij skenari dhe një përshkrim të detajuar.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA