Si sot një vit më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë votash ligjin për ‘Sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit’. Një ligj, i cili u has me kundërshtimin e fortë të presidentit Ilir Meta. Ky i fundit, e ktheu sërish këtë ligj për shqyrtim duke pasqyruar vakumin e madh që shkaktonte ligji i propozuar në sistemin e sigurimit të detyrueshëm.