Kosova mori sot udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Komisionerja e Bashkimit Evropian për punë të brendshme, Cecilia Malmström, ua dorëzoi zyrtarëve të qeverisë së Kosovës këtë dokument, i cili paraqet një listë gjithëpërfshirëse reformash të cilat duhet t’i plotësojë Kosova, e të cilat kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, riintegrimin dhe ripranimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të drejtat themelore.