Në skenën e pallatit të kulturës në Lezhë “Dede Ndue Lazri” aktorja e mirënjohur shkodrane Drane Xhaj solli monodramen “vajza me kukull” Kjo monodrame na solli një temë domethënëse që i shkon mjaft përshtat realitetit të ditëve të sotme. Përjetime tragjike në jetën e një vajze, që në adoleshencë përjeton ndarjen e prindërve, martesën e nënës, zhdukjen e babait dhe prezencën e njerkut në shtëpi, i cili më vonë do të ishte edhe shkatërruesi i jetës së saj.