Letra për Kenedin: Ju lutem, shpëtoni babagjyshin
26/12/2019 19:09

Në 1961, në zemër të luftës së ftohtë, bashkimi sovjetik planifikon të testojë një bombë bërthamore duke e hedhur në qarkun polar arktik. Presidenti i Shteteve të bashkuara John F Kenedi, merr një letër nga Michelle Rochon, 8 vjec, nga Micigani. Është e shqetësuar për banorin më të famshëm të polit të veriut. Ju lutem, mos i lejoni rusët të bombardojnë polin e veriut. Do të vrasin babagjyshin. Përgjigjja e shkurtër por e prerë e JFK për vogëlushen, është ekspozuar këtë muaj në librarinë presidenciale John F Kennedi dhe muzeun e Bostonit. Mos u shqetëso për babagjyshin – i shkroi presidenti më 28 tetor 1961. Dje fola me të dhe është mirë. Do të bëjë sërish xhiron e tij këtë vit. Kenedi shton se i ka shprehur bashkimit sovjetik shqetësimin për testin. “Jo vetëm për polin e veriut, por për vendet e të gjithë botës; jo vetëm për babagjyshin, por edhe për njerëzit e të gjithë botës”. Vogëlushja e atëhershme, tani është e madhe dhe quhet Filips. Nuk kishte menduar kurrë që letra e saj do të kish tërhequr aq shumë vëmendje, siç ndodhi në atë kohë. Isha thjeshtë e shqetësuar për babagjyshin – tha ajo për Boston Globe. Dy ditë pasi Kenedi shkroi letrën e tij, më 30 tetor 1961, sovjetikët lëshuan bombën Zar, bombën më të fuqishme me hidrogjen të testuar ndonjëherë. Ajo ra në veri të rrethit polar arktik. Presioni i shpërthimit ishte gjashtë herë më i madh se ai i Hiroshimës, me kolonën e tymit që u ngrit në 64 km lartësi dhe që u pa nga kilometra të tërë largësi. Në deklaratat zyrtare që shkëmbyen shtetet e bashkuara dhe bashkimi sovjetik, askush nuk përmendi më, babagjyshin.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11