Kolonja prej kohësh, është parë si një destinacion i mundshëm turistik. Ilnisa Agolli, në këtë udhë të rradhës në "Fshatrat e Shqipërisë" e nis rrugëtimin me pamje që të emocionojnë jo pak. Do njihemi me historinë e kësaj zone dhe njerëzit që e kanë ruajtur atë bashkë me traditën dhe folklorin. Do të njihemi me banorët e pakët të mbetur në Leskovik, prej të cilëve do të kuptojmë se atdheu është dashuri dhe dhembje e madhe. E në fund, do të kuptojmë se përse Leskoviku, ka humbur, është harruar dhe po kthehet në fshat?