Maqedonia i ka bërë lëshimet e para në kuadër të riparimit të raporteve me Greqinë. Premtimi i kryeministrit maqedonas Zoran Zaev bërë homologut të tij grek Alexis Tsipras për ndryshimin e emrit të autostradës dhe aeroportit të vendit janë bërë realitet. Qeveria e Maqedonisë mori vendim që aeroporti ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” të marrë emrin “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, ndërsa autostrada e Korridorit 10 të quhet autostrada “Miqësia”.