Burime të Top Channel bëjnë me dije se SPAK ka nisur hetimet për rastin e Lefter Allës, kryebashkiakut të Bulqizës, i cili akuzohet nga PD se duket në një video duke konsumuar kokainë. Vetë Alla dje këtë akuzë të PD e quajti montazh: “Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast”.