Shqipëria e ka historinë e saj të kinematografisë e shtrirë kryesisht gjatë diktaturës komuniste dhe që vazhdon me më pak intensistet gjatë tranzicionit. Kinostudio “Shqipëria e re” ka prodhuar mijëra filma gjatë diktaturës komuniste. Prej disa vitesh producentë dhe regjisorë janë duke eksploruar në një treg që ka shumë hapësirë por pak mbështetje. Prodhimi i parë i Top Channel Films, "Në kuadër të Dashurisë", rezultoi një sukses i padiskutueshëm në Shqipëri, me qindra shfaqje në te gjitha kinematë për të vijuar më pas në Kosovës, Maqedoni, Zvicër dhe Itali.