Dita e parë e punës është e vështirë për këdo, edhe nëse je një yll i basketbollit botëror, si në rastin e LeBron James. Lojtari i Cleveland Cavaliers u pa në Pasadena si pjesë e stafit të “Blaze Pizza”, ku iu prezantua klientëve me emrin Ron.