Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ vendosi t'ia lërë barrën e përgjegjësisë komisionerit Ilirian Celibashi, për të regjistruar ose jo Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Komisioneri Shtetëror vendosi që për të dy kërkesat e grupimeve në PD si për atë të Sali Berishës dhe atë të Enkelejd Alibeajt për tu regjistruar në zgjedhje të vendos pasditen të martës në 14 mars. Në një kohë që për Berishën pengesë ngelet vendimi i Gjykatës së Apelit, për Enkelejd Alibeajn pengesë mbetet fakti se pavarësisht pretendimit të tij, ligjërisht si kryetar i partisë njihet Lulzim Basha. Ky i fundit ka lëshuar një autorizim që funksionet t'i lejojnë Alibeajt të ushtrojë funksionet e tij. Por ligji ka një pikë që nuk e njeh këtë autorizim, të cilën komisioneri e sqaroi në Top Story.Në kushtet kur PD rrezikon të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, Berisha ka qartësuar se do të hyj në zgjedhje përmes një koalicioni, teksa Basha në kushtet kur refuzon të rikthehet në krye të PD e ka detyruar Alibeajn të pres vendimarrjet e të gjithë hallkave në KQZ.