Është shuar në moshën 86-vjeçare legjenda e muzikës kosovare. Nexhmije Pagarusha do të mbahet mend për zërin e mrekullueshëm që i dha emrin “bilbil i Kosovës” dhe për disa prej këngëve që kanë lënë gjurmë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri; “Zambaku i Prizrenit”, “Baresha”, “E dehur jam”, e të tjera.