TIRANË- Vajza e cila mbrëmjen e djeshme u paraqit në QSUT për shkak se kishte simptoma të ngjashme me koronavirusin, pas analizave të kryera ka rezultuar negative. Vajza nga Skrapari u paraqit së bashku më bashkëshortin e saj në QSUT pasi kishte marrë udhëzime nga drejtoresha e spitalit në Skrapar. Çifti gjatë mbrëmjes së djeshme dhanë edhe një intervistë për Top Channel teksa prisnin të hynin në spital për të kryer analizat.