Lagje e re në Vaqarr/ Veliaj: Do rritet vlera e punës
11/01/2020 15:57

Mbillen 100 pemët e para në aksin Kombinat-Vaqarr, tre lagje të reja në Kryeqytet. Veliaj: “Rehabilitim i plotë i rrugës nga Kombinati në Vaqarr, ku do krijohet lagjja e re për të prekurit nga tërmeti; Urbanizimi rrit cilësinë e jetës”. 100 pemët e para të mbjella sot në aksin Kombinat-Vaqarr shënojnë edhe fillimin e transformimit të të gjithë zonës, si hyrja e katërt e Kryeqytetit. Në Vaqarr ka nisur puna edhe për krijimin e lagjes së re për sistemimin e banorëve të zonës, të cilëve iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit për shtimin e gjelbërimit në të dy anët e këtij segmenti të rëndësishëm. “Sot po mbjellim 100 pemët e para në konturin e rrugës, do të vijojmë kështu nga Kombinati deri në Vaqarr, ndërkohë u kërkoj të gjithë qytetarëve bashkëpunim sepse jemi duke bërë një rehabilitim total të rrugës. Siç e dini, në Vaqarr po krijojmë lagjen e re ku do të vendosen të prekurit nga tërmeti, nga e gjithë zona e Tiranës rurale, pra Vaqarri, Ndroqi, Peza. Kemi përcaktuar 3-4 vende të tilla, kështu që mezi pres që jo vetëm të bëjmë një lagje të re në zonën e Vaqarrit, por ajo të trajtohet si një vazhdim i rrugës së Kombinatit”, theksoi Veliaj. Sipas tij, vetëm duke e urbanizuar dhe duke e trajtuar si një lagje urbane të Tiranës, në këtë zonë mund të rritet edhe vlera e pronës, edhe cilësia e jetës së qytetarëve. “Duke hequr të gjitha varrezat e makinave, lavazheve, gomisteritë që janë buzë rrugës në Kombinat, në Vaqarr, dhe duke e trajtuar realisht si një lagje urbane të Tiranës, mund të shtojmë vlerën e pronës dhe cilësinë e jetës. Ndërkohë, me Tiranën që kemi trashëguar, sapo lije Kombinatin fillonte një zaptim total i çdo hapësire përgjatë rrugës dhe një vlerë e degraduar e pronës dhe cilësisë së jetesës dhe mjedisit”, tha Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se e gjithë rruga, nga Kombinati deri në Vaqarr, do të bëhet e re, par t’i dhënë një tjetër pamje. “Nëse në këto 30 vite është zaptuar, është përdorur pa pagesë, është dëmtuar pjesa e karrexhatës së rrugës, duke treguar një pakujdesi totale dhe mungesë respekti ndaj mjedisit, duhet të pranojmë se ajo kohë ka mbaruar. Do të duhet që të bashkëpunohet me autoritetet e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake për lirimin e territorit, me ARRSH, që do bëjë komplet një rrugë të re nga Kombinati deri në Vaqarr dhe sigurisht me ndërmarrjet tona të pastrimit dhe gjelbërimit”, nënvizoi ai. Veliaj siguroi se brenda pranverës do të jetë sistemuar lagjja e re e Vaqarrit, për të nisur më pas menjëherë punë edhe për dy lagjet e tjera, atë në Ndroq dhe në Pezë. “Mezi pres që brenda pranverës, jo vetëm të kemi sistemuar lagjen e re në Vaqarr, por t’i kemi dhënë realisht një vlerë solide pronës dhe cilësisë së jetës në të dy anët e rrugës Kombinat-Vaqarr. Pastaj, hapi i dytë do jetë me lagjet e reja në Pezë dhe në Ndroq, për t’u siguruar që të treja lagjet, që me porosi të kryeministrit janë përcaktuar për banorët e prekur nga tërmeti, të marrin konturin e tyre dhe të grupohen aty ku janë edhe shërbimet, duke lënë fshatra të vjetër dhe periferikë, për t’u bashkuar në disa zona ku mund të ofrojmë edhe shërbime më cilësore, si për shëndetin edhe arsim”, theksoi ai.

Top News – TIA nënshkruan marrëveshjen / Zero emetime deri në 2030-ën, fluksi nuk ndalet
18/03 14:01
Top News – Dosja ndaj Metës e Kryemadhit. Kalon për gjykim në themel, Kryemadhi: Proces politik
18/03 13:48
Top News – Keqtrajtuan fëmijën e tyre. Arrest me burg prindërve, i mituri në gjendje të rëndë
18/03 13:24
Top Channel/ Gjyqi për Metën, sot vendoset nëse çështja ndaj ish-presidentit do të kalojë për gjykim
18/03 12:35
Top Channel/ Vendbanim ilir në Lushnje, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i kohës së neolitit
18/03 12:27
Top Channel/ Begaj, iftar për gazetarët: Të thuhet gjithmonë e vërteta
18/03 12:27
Top News – “Zoti Kryemadhi”/ Monika përplaset me avokatin e Metës: Jam zonjë unë ore…
18/03 12:20
Top News – “Monika thotë se seksi bëhet treshe”/ Avokati Cakrani para GJKKO: Do kënaqeni…
18/03 12:11
Top Channel/ Mjalti vendas në krizë tregu, iomportet e dyshimta të mjaltit dëmtojnë prodhimin vendas
18/03 12:07
Top News- Azili ‘zëvendësohet’ me leje pune/ Shqiptarët kërkojnë jetë më të mirë në Europë
18/03 11:57
Top News- Vrau klientin në lokalin e tij/ Lihet në paraburgim autori: Qëlloi disa herë mbi viktimën
18/03 11:45
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Propozohet nivel tavan dhe shpërndarje të TVSH
18/03 11:31
Top News – Linja energjitike me Kosovën. 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim
18/03 11:29
Top News -Pranvera ‘pa surpriza’ e 2 partive. PS për ‘ripërtëritjen’, PD mes zgjedhjeve e protestave
18/03 11:02
Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, zbardhet segmenti rrugor Boboshticë-Dardhë
18/03 10:54
Top Channel/ Shpërndante kokainë dhe Kanabis në qytetin e Lushnjës, pranga 36-vjeçarit
18/03 10:53
Top Channel/ Eliminimi i Gimbos, Kryemadhi flet për Big Brother VIP para seancës paraprake
18/03 10:31
Top News- Në Lushnje me drogë, në Korçë me armë/ Dy të arrestuar në flagrancë, kapet drogë dhe pistoletë
18/03 10:07
Top News – Familjarët me kompani konsulence, skema e dyshuar e pastrimit të parave nga Eldi Hoxha
18/03 09:39
Top Channel/ Trump: lufta mbaron për dy javë, nuk na duhet ndihma e NATO
17/03 22:35
DIGITALB DIGITALB