Edi është 42-vjeçari, i cili prej një viti rehabilitohet në Klinikën e Alkoologjisë, në QSUT, për varësinë ndaj alkoolit, është e treta herë që ai tenton të ndahet njëherë e përgjithmonë ndaj këtij vesi. Në moshën 14-vjeçare kur i ati tij ndërroi jetë, Edi nisi të pinte nga një gotë.