Kuzhinieri shqiptar që gatuan receta tradicionale shqiptare për amerikanët në Philadelphia
05/10/2019 20:00

Bledar Istrefi u largua nga Shqipëria bashkë me familjen e tij pasi fitoi lotarinë amerikane. Ai ka rreth 13 vite që nuk është kthyer në Shqipëri, që prej ditës që është larguar. Pa asnjë njohuri mbi gjuhën angleze, ai u punësua fillimisht në një restorant Italian si pjata larës dhe më pas si ndihmës kuzhinier. Në fillimet e tij ai mendonte që nuk do i’a dilte në Amerikë dhe do të rikthehej në Shqipëri shumë shpejt. Pas disa vitesh pune të lodhshme, dhe me orare të zgjatura, ai vendosi të realizojë ëndrrën e tij dhe të ndërtojë restorantin e tij. Restoranti I tij frekuentohet nga amerikanë dhe turistë të shumtë në shtetin e Filadeflias. Shef Bledari zgjedh të realizojë kombinime interesante në menu, duke ndërthurur menunë italiane dhe atë tradicionale shqiptare. Tava e dheut, tavë kosi, apo edhe gatime të tjera tradicionale ai zgjedh të servirë klientëve amerikanë, të cilët nuk i kanë provuar më parë kurrë këto receta. Për të shmangur refuzimin në fillim, pasi përbërësit janë kryesisht të brendshme qengji, apo viçi, tru, apo mish koke, ai nuk tregon kurrë përbëresit e recetës. Pasi i’a servir ai tregon përbërësit, dhe në shumicën e rasteve amerikanë befasohen nga shija e recetave tradicionale shqiptare. Në restorantin e tij ai ka të punësuar disa shqiptarë dhe amerikanë. Në episodin e rradhës në emisionin “Diaspora” ndiqni rrëfimin e plotë të rrugëtimit të shef Bledar Istrefit. Autore e Diaspora: Ledja Liku

Tek baleti gjeta vetveten, me nxorri nga personaliteti introvert| Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
Erika Shalla, një mjellmë elegante në balet | Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
Prindërit rrezikuan jetën në gomone /Mbeta i vetëm në Shqipëri| Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
Alked Kuci, në një intepretim me ritme reaggae | Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
Partnerin e jetës e zgjodha shqiptar. Baleti, pasion edhe profesion| Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
Kimberly Beu, në një performancë me balet kontemporan | Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
Dua që mesazhi im me rap music ti përcillet gjithë botës | Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
Enart Bakiasi, djali që përcjell mesazhe nëpërmejet rap music | Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
Më pëlqen të bëj komedi. Mami beson shumë tek talenti im | Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
Emili Mankolli, me një monolog për teknologjinë dhe telefonin | Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
Kam lindur në Itali,prindërit më kanë ushqyer dashurinë për Shqipërinë| Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
“Yjet Shqiptarë të Diasporës” rrugëtime me sfidat dhe sakrificat e emigrimit|Episodi I Tretë
16/02 21:00
Babait ia dedikoj suksesin dhe pasionin që më ka ushqyer për muzikën| Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
Ana Qyra, interpreton këngën e preferuar dhe të sugjeruar nga mamaja | Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
Isabela Shabi, zëri i saj që mahnit përherë publikun | Yjet Shqiptarë të Diasporës
16/02 21:00
“YSHTD” Interpretime spektakolare /Historia e trishtë, humbi nënën pas lindjes | Episodi i Dytë
09/02 21:30
Yjet Shqiptarë të Diasporës – Aplikoni tani!
05/03 14:14
Jam rikthyer për të kontribuar për vendin tim. Të emigroj sërisht opsion jo primar…
03/10 20:00
Fillimet sfiduese, mezi thoja mirëmëngjes në gjermanisht. Diaspora të japë kontribut për vendlindjen
26/09 20:00
Në Shqipëri kam patur padrejtësi gjatë karrierës… Në Montreal kam gjetur ambient shumë profesional
19/09 20:00
DIGITALB DIGITALB - OFERTA