Ashtu siç pritej, seanca parlamentare u përfshi nga debati për zonat e përmbytura. Opozita kërkoi që kryeministri të ishte i pranishëm në seancë, duke e akuzuar për papërgjegjshmëri. Deputetë demokratë akuzuan Qeverinë se nuk po shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pasi në këtë rast do të ishte e detyruar me ligj të dëmshpërblente 100 përqind banorët.