Si sot një vit më parë, zgjedhjet lokale të vitit 2019 shkuan përpara trupës gjykuese të Gjykatës Kushtetuese. Një vit më parë, Kushtetuesja njoftoi se në 23 qershor, do të shqyrtohej përfundimisht padia nëse zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, ishin apo jo kushtetuese. Më shumë se sa një vendimmarrje e karakterit juridik, kjo padi në kushtetuese u ndoq me shumë interes nga të gjitha forcat politike e në veçanti nga shumica qeverisëse dhe opozita e cila i bojkotoi zgjedhjet.