Sot u betuan 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, që u përzgjodhën para dy ditësh. Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor gjatë orëve të mëngjesit. Kreu i KLGJ, Naureda Llagami e pranishme në ceremoni tha: Të zgjedhur nga një trup gjyqtarësh të cilët kanë kaluar procesin e rivlerësimit kalimtar, jo vetëm aftësia e tyre profesionale, figura, pasuria, integriteti besueshmëria janë në lartësinë e detyrës për të përmbushur pritshmëritë e palëve politike por dhe publikut për procesin zgjedhor, për të garantuar proces të lirë, të barabartë e të ndershëm. Duke ju drejtuar 8 të zgjedhurve, ajo u tha: Sfidat nuk do ju mungojnë, por mbani parasysh misionin si gjyqtar që kontribuaoni në sundimin e ligjit dhe shtetit demokratik.