Teksa në PS kalkulohej për influenca dhe dominanca të njërit apo tjetrit, Edi Rama nuk hezitoi të qarkullojë socialistë me peshë që kanë mbajtur jo pak peshë në qeverisjen e tij për më shumë se 1 dekadë. Surprizë ishte lëvizja e Taulant Ballës nga Ministria e Brendshme, portofoli i vetëm ministror që ish-kryetari i grupit të PS kishte mbajtur në 10 vite qeverisje, njësoj si lëvizja e Niko Peleshit nga drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes. Në vend tyre, Rama zgjodhi dy drejtorë të rëndësisshëm që vinin nga IKMT dhe Porti i Durrësit, Ervin Hoxha dhe Pirro Vëngu. Dorëheqja e beftë e Lindita Nikollës, justifikuar me një problem shëndetësor i hapi rrugë Elisa Spiropalit pë të bërë kapëcimin e madh në krye të Kuvendit të Shqiërisë.