Kush e pëdhunoi 26 vjecaren? Flet babai djalit të akuzuar në media…dyshimet për drogën në pije
26/10/2023 23:48

Opinioni publik u trondit pak ditë më parë kur në media u publikua ngjarja e përdhunimit të një 26 vjeçare në Vlorë. E pavetëdijshme, në gjendje të rënduar shëndetësore e reja u dërgua nga ambjentet e hotelit drejtë Spitalit të Vlorës ku edhe dha deponimet e para përpara Policisë. Sipas dëshmimeve të 26 vjeçares, abuzuesi ishte i dashuri i saj dhe dy shokët e tij, të cilët përmes pijeve alkolike dhe lëndëve narkotike e kishin çuar vajzën në ambjentet e një hoteli në gjendje të pavetëdijshme dhe më pas kishin abuzuar me të. Nga të dhënat zyrtare vetëm gjatë këtij vitit 2023 në polici janë denoncuar rreth 290 vepra penale me natyre seksuale ku 16 kanë qenë abuzime seksuale e të tjerat ngacmime, veprime të turpshme dhe pornografi. Edhe viti 2022 ishte një vit i keq sa i takon veprave penale me natyrë seksuale me 347 raste të regjistruara. Por dhuna seksuale e ushtruar ndaj 26 vjeçares në Vlorë u pasua nga një tjetër dhunë ndaj një vajze. Ishte gazetarja Afrovita Hysaj, e cila bëri publik edhe lajmin e abuzimit seksual të 26-vjeçares, duke shtuar se përdhunuesit në këtë rast kanë qenë katër persona dhe jo tre, duke i kërkuar organeve të drejtësisë të hetojnë dhe të mos favorizojnë një person të kartër. Pas kësaj përmes një gjuhe fyese dhe denigruese, përmes një artikulli, pronari i një media lokale në Vlorë kërcënoi gazetaren Hysa për mënyrën e raportimit. I menjëhrërshëm për rastin ishte solidariteti i reporterëve dhe shoqatave të gazetarëve që u solidarizuan me kolegen e tyre. Por çfarë ndodh pasi këto raste dhune publikohen në media? Sa të mbrojtura janë viktimat? Cilat janë dëmet fizike dhe psikologjike që lënë pas këto ngjarje?

Kristi dhe Stenaldo përplasen live! Curri opinionist! Njihuni me shqiptarin miliarder pa shtëpi
26/03 23:10
“Ambasadori më i mirë për vendin”, miliarderi Berggruen rrëfen njohjen 10-vjeçare me Ramën
26/03 23:00
Rikthimi i aktorit Moisiu me IA, nipi i tij: Herën tjetër do e kemi këtu në karrigen e tretë
26/03 22:55
“Shqipëria në kryqëzim”, miliarderi: Dështuam për një Europë të bashkuar sa duhet
26/03 22:50
“Në gjurmët e gjyshit tim”, nipi i Aleksandër Moisiut: Kam jetë interesante po aq sa ai
26/03 22:40
Miliarderi pa shtëpi, biznesmeni Berggruen: Liria, gjëja më e madhe që mund të kesh
26/03 22:30
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant
26/03 22:20
Kristi tregon arratisjet! Stenaldo zbulon fituesin! Curri merr rolin si opinionist në Big Brother?
26/03 22:10
E pabesueshme! Një miliarder pa shtëpi me origjinë shqiptare! Kush është Nicolas Berggruen?
26/03 22:05
Eksluzive/Kristi Lamaj bëhet pjesë e Top Channel. Ish-banori i Big Brother tregon projektin
26/03 22:05
“Disa nga lojtarët e Big Brother, si politikanët…”, batuta e fortë e Stenaldos pas daljes nga loja
26/03 22:00
“Ja pse e luajta lojën ashtu, mos harroni janë 100 mijë euro në lojë”, Kristi flet për ato që nuk u panë
26/03 21:50
“Ne e marrim më seriozisht se duhet Bigun”, Curri bën analizë të fortë përballë ish-banorëve
26/03 21:40
Stenaldo përplaset me Kristin në Top Story: Jo, jo, në fund personazhet dalin në të vërtetën e tyre
26/03 21:35
“S’kuptoj pse disa lojtarë vuajnë në mënyrë ekstreme”, Mulaj përplaset me Stenaldon dhe Drinin
26/03 21:30
“Big Brother është fenomen shoqëror”, Rita Petro: S’duhet të pretendohet fama pa formim
26/03 21:25
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte, kush është pengu i madh?
26/03 21:20
Flet pas eleminimit Stenaldo: Më ndryshoi jeta aty brenda në Big Brother: Kam fituar zemrat e njerëzve
26/03 21:15
“Big Brother i’a ka kaluar dhe politikës”, Grida Duma me monolog të fortë për spektaklin që thyen rekorde
26/03 21:10
Sylvinho i “çmend” të gjithë me lojtarët kundër Polonisë! Grida vendos ‘skedinë’ për Shqipërinë
26/03 00:05