Kurdët po tërhiqen/ Ankaraja: Ndalëm refugjatët. Europa, mirënjohëse ushtarëve turq
22/10/2019 19:20

Në një intervistë për DW, Ibrahim Kalin , zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se nëse Njësitë kurde të Mbrojtjes së Popullit YPG tërhiqen ashtu siç është thënë, “nuk do të ketë nevojë për veprim të mëtejshëm ushtarak.” Por ndërsa në mbarë botën, ofensiva e forcave turke është parë si pushtim dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar, Kalin e konsideron praninë e ushtarëv turq në veri të Sirisë si një garanci, së pari se do të lëvizet drejt një procesi politik në këtë pjesë të vendit fqinj, dhe së dyti, për mbrojtjen e refugjatëve sirianë dhe njerëzve që janë shpërngulur brenda kufijve. “ Ne kemi prani ushtarake në zonën e Idlibit, kemi 12 posta ushtarake. Mendoj se falë ushtarëve tanë atje është shmangur një krizë tjetër humanitare dhe një dallgë emigracioni. Mos harroni, rreth 3 milionë vetë janë ngjeshur në atë pjesë të Sirisë dhe nëse do të kishim lejuar sulmet e regjimit sirian, do te kishim një apo dy milionë refugjatë te tjerë që do të vinin drejt Turqisë sepse nuk kanë se ku të shkojnë tjetër. Miqtë europianë duhet t`ia dijnë për nder ushtarëve tanë që po bëjnë një punë kaq të rrezikshme, por të rëndësishme“, është shprehur ai. Ministrja gjermane e Mbrojtjes sakaq, njëkohësisht kryetare e partisë CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer kërkoi krijimin e një zone të sigurisë në veri të Sirisë, që do të kontrollohej nga forcat ndërkombëtare. Propozimi është miratuar nga kancelarja Angela Merkel dhe i është dërguar partnerëve.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB